Connect with us

Kosova

Fytyra e medaljes/ Sipas opozitës, edhe Albin Kurti ka parazitë në kokë

Prej dy vitesh në Kosovë qarkullon një incizim i bisedës së kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, ku flitet për Milan Radoiçiqin me tone miqësore. Nga biseda mund të konstatohet se Kusari Lilja ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Radoiçiqin, por edhe se ka një lloj bashkëpunimi mes tyre. Regjistrimi i kësaj bisede rikthehet herë pas here në vëmendjen e publikut, ndërsa ditët e fundit është përditësuar për shkak të intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Bexhet Pacolli.

Analisti Gogiç thekson se qëllimi i opozitës është diskreditimi i Kurtit dhe, duke theksuar lidhjet e tij me Radoiçiqin, të tregojë se ai është i paqëndrueshëm dhe se edhe ai “ka morra në kokë”.

“Ana tjetër e medaljes është se Albin Kurti është shumë imun ndaj goditjeve”. Më herët eshte parë se sa herë që ka nisur diçka kundër tij, si ne rastin kur u rrëzua qeveria e tij e parë apo kur ai u hoq nga lista para zgjedhore për shkak të përgjegjësisë penale, ai eshte kthyer edhe më i forte” – ka deklaruar Gogiç

Pozicioni i Kurtit tre muaj para zgjedhjeve duket mjaft i sigurt dhe sondazhet tregojnë se pyetja e vetme është nëse Vetëvendosje do të mund ta formojë qeverinë e vetme apo do të duhet ta bëjë këtë përmes bashkëpunimit në koalicion. Siç theksoi Gogiq, parti të caktuara minoritare, por edhe Ramush Haradinaj, po lakohen si partnerë të mundshëm të Kurtit.

“Haradinaj është shumë pragmatik, diçka si Ivica Daçic në Serbi”. Dhe pikërisht për ketë karakter politik, përmendet se do të ishte ai që mund të bënte një kthesë pas zgjedhjeve”, theksoi Gogiq.

 

Advertisement