Bota
“Gabime që s’duhet të ndodhin më”! Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump në Butler

Shërbimi Sekret i SHBA-së, agjencia që mbron presidentët, familjet e tyre dhe udhëheqësit e huaj që vijnë për vizitë, ka pezulluar gjashtë punonjës. Masa erdhi pasi u gjendën përgjegjës për sulmin ndaj Donald Trump gjatë tubimi zgjedhor në Butler të Pensilvanisë, më 13 korrik 2024.
Zëvendësdrejtori i agjencisë, Matt Quinn tha në një intervistë me CBS News se masat disiplinore variojnë nga 10 deri në 42 ditë, duke specifikuar se punonjësit do të kenë “përgjegjësi të kufizuara” ose “role me një nivel të reduktuar të përgjegjësisë operacionale” pas kthimit të tyre.
Quinn më parë mbrojti vendimin për të mos pushuar askënd nga puna pas sulmit ndaj Butler, kur 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi nga një çati pranë skenës ku Trump po mbante fjalimin elektoral, duke e goditur presidentin në vesh.
Një person vdiq si pasojë e sulmit, ndërsa Crooks u vra nga një snajper i Shërbimit Sekret.
Gjatë intervistës, Quinn pranoi se agjencia ishte përgjegjëse për sulmin, i cili përfaqësonte “një dështim operacional”. “Ne jemi të përqendruar në adresimin e shkakut rrënjësor të problemit dhe mangësive që na vunë në atë situatë, për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë”.

