Connect with us

Lifestyle

Gabimet e vaktit të mëngjesit

Mëngjesi është vakti i parë dhe më i rëndësishëm, dhe anashkalimi i tij mund të shkaktojë kundër-efekte si ngadalësimin e metabolizmit, obezitetin dhe rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 2. Është shumë e rëndësishme se çfarë hani dhe pini gjatë mëngjesit. Dietologia Lauren Manaker tha për “Wat this”:

“Tek disa njerëz me diabet, kafeina mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak.”Gjatë mëngjesit, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe marrjes së lëngjeve:”Lëngu është një burim i shpejtë i karbohidrateve, kështu që pirja e tij shkakton një rritje të sheqerit në gjak,” vuri në dukje dietologia Sydney Green.

Lëngjet e frutave përmbajnë dukshëm më pak fibra sesa vetë frutat. Kështu që do të ishte mirë që të kompensoni fibrat duke ngrënë një grusht arra. Sa i përket pirjes së kafesë me stomakun bosh, ky është një zakon që duhet ndryshuar. Shumë njerëz pinë kafe sapo zhgjohen nga shtrati.

Shumë mendojnë se nuk mund ta nisin ditën ndryshe dhe i kushtojnë rëndësi të madhe kësaj pijeje por, pirja e kafesë herët në mëngjes me stomakun bosh sjell rreziqe të shumta për shëndetin. Një studim i fundit tregoi se kafeja me stomakun bosh ka një efekt jashtëzakonisht të keq në shëndet, veçanërisht te femrat.

Pse është kështu? Niveli i hormonit kortizol, i njohur më mirë si hormoni i stresit, është më i lartë në mëngjes kur zgjohemi dhe më i ulëti në mbrëmje kur përgatitemi për gjumë.

“Pirja e kafesë herët në mëngjes, kur niveli i kortizolit është më i larti, prish hormonet në trup dhe prish ritmin cirkadian. Kortizoli ka një efekt të keq në ovulacion, ekuilibër hormonal dhe peshë”, shpjegon nutricionistja Carlin Rosenblum.

 

Advertisement