Connect with us

Lifestyle

Gabimet në gatim që bëni çdo ditë, rregullat që duhet të dini

Gjella e shtëpisë nuk ka të krahasuar me gatimet që konsumohen nëpër restorante. Ndërgjegjësimi për ushqyerjen e shëndetshme është gjithnjë e në rritje. Rrjedhimisht, njerëzit shpenzojnë më shumë energji dhe kohë për të gatuar shëndetshëm në shtëpi.

Gatimi megjithatë është art që fatmirësisht mund të përvetësohet edhe nga njerëzit që nuk janë ekspertë të kësaj fushe. AgroWeb.org ju liston më poshtë disa nga gabimet e përditshme që bëni çdo ditë dhe që pengojnë suksesin tuaj në artin e të gatuarit shëndetshëm në shtëpi.

Nxehja e pakët e tenxheres

Ekspertët e kuzhinës thonë se tenxherja apo tigani duhen ngrohur mirë përpara se të hidhni përbërësit e recetës suaj. Nëse nuk ngrohen mirë, gatimi do të kërkojë më shumë kohë dhe nuk do të jetë i mirë.

Punimi i tepërt me dorë i brumit

Nëse e teproni me punimin e brumit, do të eliminoni bulëzat e ajrit që i japin ushqimeve të pjekura atë përmbajtjen e butë dhe të lehtë si pendë. Mungesa e tyre i bën ushqimet e pjekura të forta dhe kjo nuk është e mirë.

 

 

Lënia e lugës mbi baak

Banaku i kuzhinës është i ndotur me substanca të ndryshme dhe organizma që shkaktojnë dëm. Lënia e lugës së gatimit në banak rrit rrezikun e futjes së këtyre organizmave në gatim. E njëjta gjë vlen edhe për ngrënien me lugën e mbajtur mbi banak.

Gabimet me supën kremoze

AgroWeb.org ju këshillon se supa e mirë kremoze bëhet duke shtuar qumësht, kos ose krem qumështi. Sekreti i kësaj supe është që produkti i përzgjedhur duhet shtuar në fund të gatimit që supa të mos pritet.

Përdorimi i thikës jo të mprehtë

Thika e mprehtë është më efikase në përpunimin e ushqimit.

Kullimi i munguar i sallatës

Blini pajisjen e duhur për kullimin e sallatës. Përdorimi i letrave të kuzhinës nuk arrin përtharjen e duhur të fletëve të barishteve dhe sallata mbetet e qullët.

Gatimi i ushqimeve të ngrira

Gatimi i ushqimeve të ngrira shkakton një kaos në tenxhere.

Për rezultate më të mira, AgroWeb.org ju sugjeron t’i shkrini ushqimet, kulloni lëngun dhe më pas hidhini në tenxhere.

Lënia e ushqimeve në banak për shumë kohë

Lënia e ushqimeve në banak në pritje të arritjes së temperaturës së ambientit përpara futjes në frigorifer shkakton akumulim të tepërt të baktereve.

Gatimi i perimeve të lagura

Gatimet e lagura nuk duhen gatuar menjëherë.

Ato duhen tharë mirë përpara se të hidhen në tenxhere.

Përmbajtja ndaj sasisë së rekomanduar në recetë

Nëse gatimi është art atëherë pjekja ka një bazë krejtësisht shkencore.

Nëse gatuani ëmbësirë apo ushqime të kripura, përmbajuni gjithmonë sasieve të rekomanduara në recetë.

Mjafton një ndryshim që gatimi të ketë një shije të keqe.

Gatimi i mishit direkt nga frigoriferi

AgroWeb.org ju këshillon se mishi duhet nxjerrë nga frigoriferi, lënë në temperaturë ambienti, tharë me kujdes dhe më pas duhet gatuar.

Prerja e mishit direkt pas nxjerrjes nga furra

Mishi nuk duhet prerë kurrë menjëherë sapo ka dalë nga furra.

Ai ka nevojë të çlirojë nxehtësinë dhe lëngjet e akumuluara përpara se të serviret.

Përdorimi i erëzave të thata në vend të të freskëtave

Erëzat e thata kanë një aromë dhe shije më të përqendruar se të freskëtat.

Në gatime që kërkojnë erëza specifike, përmbajuni recetës.

Erëzat dhe barishtet në fund të gatimit

Erëzat dhe barishtet kanë nevojë për kohë që të çlirojnë shijen dhe aromën dhe më pas ta ndërthurin me pjesën tjetër të gatimit.

Ato nuk duhen hedhur në fund të gatimit, por gjatë përgatitjes së tij./AgroWeb.org

Advertisement