Lifestyle
Gabimi i shoferëve në makinë gjatë dimrit
Edhe pse të gjithë ndihen mirë kur ulen në makinën e ngrohur dhe udhëtojnë pa u dridhur nga i ftohti, duhet të dini se kjo gjë është shumë e dëmshme.
Jason Fenske, ekspert i drejtimit të makinave, ka shpjeguar se aktivizimi i ngrohjes pa u nisur makina ende zgjat kohën e ngrohjes. Shumica e motorëve ka karburant të injektuar, prandaj që nuk ka nevojë të punojë ngrohja kur makina nuk është në lëvizje.
Makina do të ngrohet gjatë lëvizjes dhe do të arrijë temperaturën e përshtatshme. Veç kësaj, ngrohja e përmendur më sipër shkakton tëhollim të vajit të motorit, ku benzina e pastër depërton në vaj dhe shkatërron cilësinë e benzinës dhe vetvetiu rrit shpenzimet. Hiqni akullin ose borën nga dritaret në mënyrë që të mund të lëvizni në mënyrë të sigurt dhe në pak minuta pjesa e brendshme e makinës do të ngrohet.
Temperaturat e ulëta janë arsyeja pse shoferët në TikTok diskutojnë për mënyrën më të mirë të shkrirjes së xhamit të përparmë dhe një TikTokere ka shpërndarë një video që është bërë virale. TikTokerja @saradeutsch ka shpërndarë një “truk” që është shumë i thjeshtë dhe nuk kërkon diçka speciale, madje as të dilni nga makina.