Connect with us

Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së/ Sot përfundon afati për aplikimet, në skenë ‘rikthehet’ dhe Gledis Nano

Afati i aplikimeve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon ditën e sotme. Deri më tani janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm, mes tyre dhe Gledis Nano. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka dorëzuar aplikimin për këtë post.

Aktualisht në krye të BKH-së është Aida Hajnaj, e cila e dorëzon detyrën më 31 gusht. Mandati i drejtuesit të BKH-së është pesë vjet dhe përzgjedhja e kreut të tij do të bëhet nga SPAK. Në komision janë kryeprokurori Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Advertisement