Politike
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i cili është pjesë e koalicionit me partinë Djathtas 1912 në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi nga studio e “News24” se do të garojë në listën e hapur në Tiranë dhe nuk është penduar që nuk është pjesë e listës së Partisë Demokratike.
Shehi theksoi se kjo është një zgjedhje e qëllimshme, që përfaqëson vlerat e përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe dinjitetit politik.
“Nuk jam penduar në asnjë moment që nuk jam në listën e PD-së. Ky është një gjest burrërie që ja kemi kërkuar parlamentit prej vitesh: listat e hapura. Tani e bëmë, me këto akrobacitë ligjore, dhe besoj se do ia dalim në këtë rrugë,” u shpreh Shehi.
“Kjo është rruga e burrërisë – merri votën qytetarit, dil përballë tij. Dil e përfaqësoje atje pa të mbyllur gojën kush. Sepse neve nuk na e mbyll kush gojën tani,” tha me vendosmëri Shehi.

