Connect with us

Shkrime

Gaz Bardhi, zjarr nga goja! Jorida përjetonte me ankth betejën…

Nga Agron Gjekmarkaj 

Kronikë e duelit Bardhi-Basha dhe të tjera thagma.

Furia me të cilën seanca filloi nuk pritej nga askush. Lideri i vogël historik Luli i dha zjarr  betejës për vulën.  Tao me Ermon e shihnin me admirim.

Tao i tha Hasanit “tani po , lufta filloi”, “Ku mo në veri të Kosoves” habitshem pyeti ai “jo jo” u gjegj “beteja e Lulit për integritet” teksa ballin ferkoi gjithë lezet.

Lideri i vogël me solemnitet kërkoi fjalën  që ju ofrua pa hezitim. Ngadalë  por me vendosmëri eci drejt foltores. Frymë mori thellë. Si gjyle lëshoi llafin e parë, pastaj të dytin të tretin e me radhë.  Disa u futen nën banka të shpëtonin kokën. Të vërtetat mbushen qiellin si tullumbace.

Me jepni grupin ose u shfarosa të gjithëve kërcënonte. Kosta lajmëroi gardistet që të vinin e të nxirrnin gjallë Linditën, duke thënë “le të jem unë dëshmori i parë i këtij gazepi, Babo do ma njohë sakrificën”. Niko nxori helmetën dhe e vuri në kokë. Margeriti i tha bëj gajret se po vjen ushtria. Mbi kokën e Çyrbes si mushkonja në dhomë vërtitej një dilemë a mërzi të ndërhynte ajo. Arsyeja fitoi mbi pasionin. Çuçi vetë e përgëzoi për këtë maturi duke shtur të morëm si të alltisë e na dole i pendës. Bukur.

Tek ai fliste Dash Sula skërmiste dhembet dhe shfrynte pse e refuzuam propozimin e tij fshatçe për kopanisje? Po druri ka dalë nga xhehneti , është derman rënkonte i tradhtuar në solidaritet. Doktori i pasigurtë në tërbimin e Dashit kishte lënë të vigjilonin Ludovikun, Cane Dogjanin, dhe Isuf Çelen që ti mbanin dorën.

Kur i vogli lider tha “aleanca e kullave dhe non gratave” Gaz Bardhi brofi, tym i dilte nga veshi e zjarr nga goja, si Vojo Kushi hypi mbi bankë në padurim për të  kthyer xhevap, “shihe more zullapin” më drejtohej mua që nuk pipetija, “u bo ky po sa di unë për këtë shih ça do i boj”.

Gojëprishuri s’la gjë pa thënë siç e kishte paralajmëruar “ke dy kate tek një kullë, i ke të filani, i ke marrë në këtë datë ” , hapu dhe, hapu dhe. Te zeherosur shkuam në kafe.

Aty ja behu Salianji  si xhindi nga përrallat dhe u ulem. Kamerieri na tha që Ulsiu ka 50 vjetorin dhe ka lënë amanet të na qerasë me tiramisu. Bela ishte krehur me nge për këtë gëzim. Sa u bëra gati ti thoja  sille, ky i uruari ja pret “ këto ëmbëlsirat e qeverisë jepja Lulit qerratait se ai i ka me qejf” me la batall, goja shkrumb.  Nejse edhe 100 Ulsiut.

Manastrirliu me Margeritin ishin në siklet kur dy tasa mbërrinë aty për festen e kolegut. Si t’ja bëjmë, si t’ja bëjmë se jemi me dietë , ka kolesterol shumë, po kjo është çështje e madhe uniteti?!

Po ja ndihmojmë ,njëra -tjetrën tha Ogerta, kur të bësh pesë lugë të them unë dhe shtyje me një gllënkë uje, pastaj hop la la hop la la me thua ti mua. Ashtu bëjmë tha Elva dhe arriten ti shkojnë në fund. Një ehh kënaqësie lëshuan kur u pa fundi.

Jorida dukej sot si motra e Gjergj Elez Alisë  e cila përjetonte me ankth betejën e vlla Gazit me bajloz Lulin.

Kryezevendes Lideri perseri me pa ngrohtë i paaftë për të prodhuar meri. Albana ënde jo dhe lëngata më zë xhanë.

Luan Baçi sillet lart e poshtë  i vënë në lëvizje nga një shqetësim kozmik.

Kur foli Doktori ,Tezja mori vrapin për te ikur. Medet rrugës u rrezua. Na erdhi keq sa nuk thuhet se njerëz jemi. Pastaj qeshem nga një batutë. Tezja e tejkaloi dhimbjen më pa vëngër dhe me tha  “nuk ke turp që qesh”. Uaa zë be që u mërzita. Ndjese Tezes për kukurimen që nuk e  kisha për të.

Xhelal Mziu dëgjon një kolege të mazhorances dhe tund kokën dhe herë pas here lëshon kumtin “gjepura gjepura” po kur foli vetë ja tereziti si levend.

Toni duket i gezuar. Arsyet nuk dihen po merren me mend. Babo të ënjten tjeter do jetë mes nesh. Në sallë filluan zbukurimet.

Ministri i ri i financave i hoqi një të fshirë karriges së madhe paradhënie me shaminë e duarve. Genc Gjonçaj Sekretari I Përgjithshëm i Kuvendit më la pa tekst sot. Dukej i mejtuar, i përhumbur dhe ëndërrues. Nuk mund durova dhe shfaqa interes.

Një ditë rrëfeu  në Rinas u shkëmbeva me Babon per plot 30 sekonda. Të foli ? jo jo por me transmetoi atmosfere. Po tani ? Do shkruaj kujtime tha. Ato 30 sekonda janë e shkuara e tashmja dhe e ardhmja gjithë jeta për të mbërritur deri aty dhe gjithë pjesa tjetër për ta kujtuar  atë. Besoj me dy  libra e kryej. Hajt puna e mbarë e urova. Dëshira për të tejkaluar Kosten në sakrifica po ndihet kudo brenda PS-së.

Mimi di Puccini kishte marrë rrugët e Botes, Etilda ato të heshtjes, Etjeni të reflektimit për mungesën e Majkos që asgjë se mbush. Klotilda Bushka mbajti një fjalim për kokë të fjalimit si dolli qe.

Bujar Leskaj po përgëzon Ina Zhupen për gjërat që do të thotë në të ardhmen. Lajmi se Elisa do mbuloje çështjet e nurit dhe marifetit në Kongres e ka shtuar shumë interesimin pranë  Kronikes për burimin e informacionit. Jetën e japim po lajmësin se shesim.

Advertisement