Bota
Gaza rrethohet nga tanket e Izraelit/ Orët e fundit përpara pushtimit të plotë

IDF ka vendosur qindra tanke, automjete të blinduara dhe buldozerë përgjatë kufirit verior për të pushtuar qytetin e Gazës. Sipas mediave izraelite, njësitë e rregullta të këmbësorisë do të udhëheqin inkursionin, të mbështetura nga brigadat e vendosura tashmë rreth qytetit. Manovra “Gideon Tanks 2” do të zhvillohet gradualisht.
IDF ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për evakuim për palestinezët që jetojnë pranë një ndërtese tjetër të lartë në qytetin e Gazës, përpara një sulmi ajror, i katërti sot.
“IDF do ta godasë së shpejti ndërtesën për shkak të pranisë së infrastrukturës terroriste të Hamasit brenda ose afër saj”, tha zëdhënësi i IDF në gjuhën arabe, Avichay Adraee.
Më parë, ushtria izraelite goditi tre rrokaqiej në Qytetin e Gazës, të cilët IDF tha se përdoreshin nga Hamasi.

