Connect with us

Kosova

Gazetari gjerman zhvesh Serbinë/ Eksodi serbëve nga Kosova

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrja Ana Brnabiç, ministrat deri tek drejtori i Zyrës për Punë të Jashtme, Petar Petkoviç, kanë folur me vite për qëllimin e qeverisë së Kosovës për të dëbuar serbët e mbetur nga Kosova.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shfuqizimin e transaksioneve të pagesave në dinarë nxiti një raund të ri deklaratash për eksodin e popullatës serbe, madje Vuçiç foli për gjenocid.

Informacione të ndryshme për eksodin e serbëve nga Kosova ka prezantuar në profilin e tij në rrjetin social X, gazetari i gjermanes ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, Mihael Martens.

“Fjala “eksod” është, përveç fjalës “gjenocid”, shprehje e preferuar e qeverisë serbe, e nacionalistëve serbë dhe e disa mediave serbe për të përshkruar situatën e supozuar kërcënuese për jetën e serbëve në Kosovë”, ka shkruar ai në një artikull editorial në FAZ, ku shpjegon se duke marrë parasysh deklaratat e autoriteteve në Serbi, është për t’u habitur që në Kosovë ka ende serbë.

“Por a është e vërtetë? Faktet dhe shifrat janë të vështira për t’u gjetur në Ballkan. Iniciativa Evropiane e Stabilitetit ESI bëri disa kërkime nga ku dolën rezultate të jashtëzakonshme. Sipas ESI, pretendimi serb për “eksodin e popullit serb nga Kosova” është mit dhe këtë e tregojnë edhe statistikat zyrtare të shtetit serb” – theksoi gazetari gjerman.

Siç tha ai, numri i serbëve në Kosovë me të vërtetë është duke u zvogëluar vazhdimisht me vite të tëra – por edhe numri i serbëve në Serbi po zvogëlohet me ritëm të ngjashëm, e ndonjëherë edhe më të shpejtë. Pra, ata që flasin për eksodin e serbëve nga Kosova duhet të flasin edhe për eksodin serb nga Serbia”, potencoi Martens.

Ai më tej shkruan se është e vështirë të merren të dhëna zyrtare dhe të besueshme nga Beogradi për pakicën serbe në Kosovë, por se ESI ka mbledhur të dhëna të tjera publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime për numrin e popullsisë serbe.

“ESI mblodhi të dhëna nga sigurimi shëndetësor shtetëror i Serbisë, regjistrimet në shkollat ​​serbe, pensionistët dhe lindshmëria në spitale. Nëse i krahasoni këto shifra për Kosovën me shifrat përkatëse për Serbinë, nuk mbetet shumë nga pretendimi i një “eksodi” nga serbët në Kosovë” –  theksoi Martens.

“Pretendimet për një “eksod serb” specifik nga Kosova janë propagandë e pabazë, një përrallë e shpikur nga Beogradi” – potencoi gazetari i njohur gjerman.

 

Advertisement