Kosova
Gazetari Kërstiç: Banjska është një shfaqje e lojës
Gazetari, Branislav Kërstiç ka thënë se ngjarja e ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanti, në veri të Kosovës, ishte shfaqje e një loje të madhe, që ndodhi në kohën kur Kosova ishte në pragun e vendosjes së një paketet të dytë sanksionesh, por që për fat të saj ndodhi Banjska.
Ai u shpreh gjithashtu tha se serbët e Kosovës janë viktima të të dyja palëve, asaj kosovare dhe serbe.
“Sot ne në Kosovë, është e pakuptueshme dhe e papranueshme që Kryeministri, në bazë të të dhënave të cilat flasin për serbët e Kosovës, të cilët e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ai nuk i njeh dhe as identifikon dëshirat dhe nevojat e tyre si qytetarë. Ose do të thoja që ndoshta nuk ka nevojë as t’i njohë nevojat e këtyre qytetarëve sepse serbët në këtë situatë janë të panevojshëm dhe shihen në pozitë të cënuar për shkak të Beogradit zyrtar dhe presionit që vjen nga ana e tyre” – tha Kërstiç, sipas të cilit, 70 për qind e serbëve të cilët janë kundër Listës Serbe, shihen si një qasje e gabuar.
“As komuniteti ndërkombëtar e as Prishtina zyrtare nuk po merr ndonjë përgjegjësi për këtë situatë dhe për këta njerëz dhe si përfundim i bie që Lista Serbe i konvenon kësaj situate aktuale për agjenda të ndryshme politike” – deklaroi gazetari Kërstiç.