Politike
Gazetarja-Nokës: Je në verifikim nga SPAK. A është kjo arsyeja që sulmon Prokurorinë?
Një debat i ashpër mes gazetares Klodiana Lala dhe deputetit Flamur Noka në emisionin Open në News 24.
Lala i tha Nokës se është në verifikim nga SPAK, teksa e pyeti nëse është kjo arsyeja se përse e sulmon SPAK. Ndërsa, Noka u përgjigj se SPAK funksionin me regji dhe se nuk heton aferat e qeverisë.
Klodiana Lala: Je në verifikim nga SPAK. A është kjo arsyeja që sulmon Prokurorinë e Posaçme?
Flamur Noka: E vërteta është se SKAP-i i partisë nuk guxon të hetojë korrupsionin qeveritar dhe atë zgjedhor, nuk hap dosjen 184.SPAK të mbajë briskun.
Ju nuk jeni demokratët. Zëdhënësi i SPAK nuk është objekt i Partisë Demokratike, por do ia thuash Dumanit që ta mbaj briskun.
Klodiana Lala: Me këto shprehje do ta bindësh elektoratin për zgjedhje.