Bota
Gazi/ Ankaraja njofton për zbulimin e madh në Detin e Zi
Vazhdon ngjitja e Turqisë për t’u bërë një nga prodhuesit kryesorë të gazit natyror në zonën midis Detit Mesdhe dhe Detit Kaspik.
Ankaraja ka njoftuar zbulimin e një fushe të re prej rreth 58 miliardë metra kub gaz natyror në Detin e Zi, në një thellësi prej 3223 metrash nën ujë.
Sipas fjalëve të presidentit turk, “rezervat e gazit natyror të Turqisë në Detin e Zi tani arrijnë në 710 miliardë metra kub, që përfaqëson një vlerë tregu prej 1 trilion dollarë”.
Këto zbulime janë një garanci për Turqinë se do të ketë më shumë gaz për të nxjerrë, një përparim vendimtar në një kohë kur Ankaraja po përpiqet të arrijë një pavarësi më të madhe energjetike. Dhe jo vetëm kaq. Turqia aspiron të bëhet lider i ri energjetik.
“Ne jemi të vendosur të sigurojmë që Turqia të jetë qendra energjetike e Kaspikut, Mesdheut dhe Lindjes së Mesme”, tha presidenti turk Erdogan në fjalimin e tij drejtuar kombit