Connect with us

Politike

Gazmend Oketa: PD do renditet forcë e tretë ose e katërt në zgjedhje

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe zv.kryeminister në qeverinë Berisha, Gazmend Oketa deklaron se PD në zgjedhjet e 14 majit do të përfundojë forcë e tretë ose e katërt.

Duke folur, Oketa tha se në këto zgjedhje PD mund të prekë dhe fundin e saj politik.

“Ndoshta ky qëndrim i tyre, o do të shënojë edhe fundin e PD-së si subjekt politik, në sensin që nëse ata do dalin me kandidatët e tyre, me emrat e tyre, me listat e tyre për këshillin bashkiak, me keqardhje e them që logo e PD-së do të renditet e 3-ta, ose e 4-ta në këto zgjedhje dhe që më pas sigurisht do të shënonte një rezultat tepër negativ për PD-në si subjekt. Dhe gjykoj se mund të shënonte edhe fundin politik’, tha Oketa.
Advertisement