Aktualitet
Gazment Bardhi paditet për shpifje në GJKKO
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi është kallëzuar sërish në gjykatën e posaçme për shpifje dhe fyerje parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të kodit penal.
Deputeti demokrat këtë herë është kallëzuar nga KESH. Shorti ka përcaktuar për shqyrtimin e çështjes gjyqtaren Etleva Deda.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Bardhi kallëzohet për akuzën e shpifjes. Më herët në GJKKO Bardhi është kallëzuar për të njëjtat akuza nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj për të cilën vijon procesi.