Connect with us

Politike

Gazment Bardhi shkon në luftë

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shkuar këtë paraditë në zyrën e Prokurorëve të Posaçëm

Mësohet se Bardhi do të pyetet nga Prokuroria e Përgjithshmë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Bardhi do të pyetet nën cilësinë e personit që ka bërë kallëzimin për këtë çështje.

Një ditë më parë, SPAK thirri ish-kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Kryemadhi u mor në pyetje për dy orë për të njëjtën çështje.

Bardhi në SPAK për aferën e inceneratorëve: Qytetarët presin rezultate konkrete, inkurajoj hetimet

Deputeti demokrat Gazment bardhi ka folur për mediat pasi u paraqit në SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Bardhi tha se u paraqit në cilësinë e kallëzuesit, ndërsa inkurajoi SPAK që të vijojë hetimet, duke shprehur besimin e tij tek ky institucion.

“Isha në cilësinë e kallëzuesit për inceneratorin e Elbasanit, i cili me sa duket është duke përparuar në hetime. Inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë gjithë personat përgjegjës. Qytetarët presin rezultate konkrete jo vetëm për inceneratorët, por edhe për aferat e tjera që janë denoncuar në SPAK. Është procedurë normale që kallëzuesi duhet të japë deklarimet e tij mbi kallëzimin që ka bërë. Kam kërkuar që të merren në cilësinë e provës edhe materialet dhe gjetjet e komisionit hetimor. Ka pasur një shtesë nga PD në kallëzim mbi bazën e punës në komision. Kam kërkuar që konkluzionet e këtij komisioni të jenë në dosje. Personat e kallëzuar fillojnë nga Rama deri te personat që kanë nënshkruar dhënien me koncesion. SPAK po heton, ka besimin e opinionit publik, ka edhe besimin tim personal kështu që e nxis të shkoj deri në fund”, tha Bardhi.

Advertisement