Politike
Gazment Bardhi zbulon strategjinë krah Berishës
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi është shprehur se në top listën e problemeve shqiptare është ekonomia.
Ai theksoi se opozita e bashkuar do të ngrenë një ekip për të parë problematikat e qytetarëve dhe për të zgjidhur hallet e tyre.
“Në top listën e shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë është ekonomia dhe ne do duhet të kemi alternativën tonë se si vendi del nga mjerimi që gjatë këtyre viteve ka rënë. Kontrolli ndaj ekzekutivit që formësohet përmes komisioneve hetimore apo denoncimi për çështje që janë në interes të publikut janë pa dyshim përgjegjësitë e opozitës që ajo do duhet t’i shqyrtojë. Nuk e përjashtova faktin që ne jemi në kohën kur ne duhet të fillojmë të prezantojmë alternativën tonë qeverisëse.
Opozita nuk ka bërë sot as njërën as tjetrën. Unë kam luftuar më shumë se kushdo tjetër që ne duhet të lëmë mënjanë konliktin brenda opozitës, të kapërcejmë veten. Ne kemi një problem me sistemin që është ngritur. Duhet të vijmë në një pikë ku të gjithë bashkarisht duhet të themi që nuk pajtohemi me këtë model. Pas bashkimit të PD , puna denoncuese, kontrolli i qeverisë janë punë rutinore të opozitës. Ajo që na duhet për të fituar besimin e qytetarëve është se çfarë ne do bëjmë më mirë se sa bën Edi Rama. Kjo bëhet me ekipin dhe së dyti, si i zgjidhim ne këto halle dhe shqetësime”-tha ai.