Connect with us

Shkrime

Gënjeshtari gënjen sepse është gënjeshtar

Nga Nemanja Rujeviç

Një peshkop teksa shkoi për të vizituar kishën e një fshatit, I ra dicka në sy dhe nisi ta kritikojë priftin vendas: Pse nuk bien kambanat për të lajmëruar ardhjen time?” Dhe ai iu përgjigj: Peshkop, ka të paktën një mijë arsye, por e para është se ne nuk kemi kambanë”.

Kjo m’u kujtua duke ndjekur gjithçka që po ndodh pas vjedhjes së madhe zgjedhore në Serbi dhe pyetja e vetme është nëse kjo e tanishme është po aq e madhe apo më e madhe se vjedhjet e mëparshme zgjedhore.

Opozita po përpiqet të provojë se numri i votave të vjedhura në Beograd është aq i madh saqë ka ndikuar drejtpërdrejt te rezultati. Do të ishte hipokrite t’u kërkonim atyre të dokumentojnë çdo “votues fantazmë”, të hartojnë një listë me emrat e tyre që kanë marrë ndihmë sociale para zgjedhjeve ose euro para qendrave të votimit, apo emrat e atyre që pasi votuan dy here, fotografuan edhe votën. Dëshmi të tilla nuk do të përpilohen kurrë, edhe pse ka një mori provash rrethanore se zgjedhjet u manipuluan.

Por arsyeja që m’u kujtua shakaja me peshkopin është e një natyre më të përgjithshme. Kur korniza zgjerohet, kur vijmë te një qytetar tashmë i hutuar apo i painteresuar që ndjek sipërfaqësisht televizionin, çfarë mund të shohë ai?

Ai mund të shohë se si një hajdut dhe një gënjeshtar mohojnë se ai është një hajdut dhe një gënjeshtar. “Ti vodhe zgjedhjet!” “Unë jo!” “Ti po gënjen!” “Jo, unë s’po gënjej!”.

Ka të paktën një mijë arsye pse një hajdut dhe një gënjeshtar mohojnë se ka vjedhur zgjedhjet, por arsyeja e parë është se ai është hajdut dhe gënjeshtar. Arsyet e mëtejshme bëhen krejtësisht të parëndësishme sepse kur nuk ka kambanë, prandaj kambana nuk mund të bierë.

Pretendimi i opozitës se në këto zgjedhje ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme, e paprecedentë deri më tani, mund të jetë i saktë kur bëhet fjalë për teknikat dhe përmasat e vjedhjes. Por kur bëhet fjalë për thelbin – asgjë e re. Një hajdut vjedh, një gënjeshtar gënjen.

Kur kapot e Partisë Progresive i detyrojnë njerëzit në autobusë të votojnë apo i çojnë në mitingje të pakuptimta, panaire të kotësisë së Vuçiçit dhe si sfond për Vucicin në studio e televizionit Pink, gjërat janë të qarta. Kur të varfërve u jepen disa pako miel apo shishe vaji, kur i jep dru për dimër apo një grusht me Dinarë, progresistët mburren me to në rrjetet sociale, duke I justifikuar si “bamirësi me fonde personale”.

Po çfarë thotë propaganda e Vuçiç?

Ai thotë se opozita i urren serbët nga Republika Srpska. Ai tallet me opozitarët që janë në grevë urie, milicia rreh dhe arreston fëmijët, Vuçiç ha mollë në Instagram dhe uron festën e demokracisë.

Duhet pranuar ajo që tha politologu Boban Stojanoviç – “për 99 për qind të Serbisë zgjedhjet përfunduan më 17 dhjetor”

Se sa të lumtur janë këta njerëz është një çështje krejtësisht tjetër. Ata mund të kishin sharë edhe veten, por në fund thanë: “Vuçiç i vodhi sërish zgjedhjet, dreq.” Dhe vazhduan punën e tyre. Ata nuk janë sot në rrugë ku opozita po kërkon mbrojtjen e vullnetit elektoral.

Javën e kaluar shkrova pse mendoj se “Serbia kundër dhunës” ka përjetuar një fiasko, të paktën në Beograd – nga fushata e butë e deri te pamundësia për të parandaluar vjedhjet e deri tek vonesat e deklaratave në natën e zgjedhjeve.

Por, të mbështetur nga një numër relativisht i vogël qytetarësh në rrugë (dhe një numër shumë më i madh në rrjetet sociale, opozitarët të paktën po përpiqen t’i rezistojnë kësaj “dreq”. Kjo ësht ë një situatë anormale në të cilën të gjithë thjesht vazhdojnë të bëjnë jetën e tyre pasi janë vjedhur zgjedhjet e rradhës

Kur një i vjedh dhe më pas gënjen – duke përqeshur dhe tallur, i bindur se askush nuk mund t’i bëjë asgjë – krijon zhgënjim. Prej saj lind mosveprimi apo dorëheqja. Por ka edhe nga ata që nuk dorëzohen dhe bëhen heronj të vegjël.

Por nëse asgjë nuk vjen përsëri, a ka ndonjë përfitim për njerëzit? Apo thjesht më shumë zhgënjim? Unë preferoj ata që shkelmojnë dhe shajnë, sesa ata që ngrenë supet dhe e lënë veten të vidhen.

Advertisement