Connect with us

Pinknews

Georgina Rodriguez sulmon trajnerin e Portugalisë

As Georgina, e ulur në tribunë, nuk mund ta ngushëllojë! Në fund të ndeshjes me Marokun, Kristiano Ronaldo shpërtheu në lot, teksa shkoi i vetëm në dhomat e zhveshjes. Botërori i tij i pestë është më i trishtuari, pasi përfundoi keq dhe sepse mund të jetë edhe Botërori i tij i fundit.

Fernando Santos e dërgoi atë në stol për herë të dytë radhazi, vetëm për ta futur në lojë pas 6 minutave të pjesës së dytë. Performanca e fundit në moshën 37-vjeçare është e parëndësishme… jo si ai do të kishte ëndërruar!

Por të rënda janë fjalët në drejtim të trajnerit të Portugalisë nga familjarët e Ronaldos. Partnerja e tij Georgina Rodriguez, sulmoi trajnerin duke i thënë se mori një vendim të keq.

“Sot trajneri dhe shoku yt mori vendim të gabuar. Shoku që ti ke respekt dhe admirim për të. I njëjti që kur të futi në fushë e pa se si loja ndërroi krejtësisht, por ishte shumë vonë. Ju nuk mund ta nënvlerësoni lojtarin më të mirë në botë. Është arma më e fuqishme. Ju duhet të ngriheni në këmbë për njeriun që nuk e meritoi këtë. Jeta na jep mësime. Sot ne nuk humbëm, ne mësuam. Ne të admirojmë ty”, ishin fjalët e shkruara nga gruaja e Ronaldos në një Story të postuar në Instagram.

Advertisement