Aktualitet
Gërdeci/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA në gjyqin e Mediut
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/mediu-1.jpg)
Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, kanë qenë të pranishëm sot gjatë seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit.
GJKKO pranoi që në seancën e radhës të jenë të pranishëm edhe familjarë të viktimave të Gërdecit, ndërsa seanca u vendos në 22 qershor në orën 14:00.
Shkak për këtë është bërë një kërkesë e një prej të dëmtuarve, që u konsiderua si risi dhe u pranua nga gjyqtarët. Për të marrë pjesë në seancën e 22 qershorit, do të njoftohen 290 persona të dëmtuar në tragjedinë e Gërdecit. Gjithashtu palë e procesit do të jenë edhe familjarët e viktimave.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)