Connect with us

Kosova

Gërvalla akuzon Vuçiç: Në OKB shtrembëroi historinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përmes një komunikate i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, I cili sipas saj ka mbajtur një fjalim kontavers në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar, duke u përpjekur që krahasojë pavarësinë e Kosovës me agresionin rus në Ukrainë, gjë per te cilës, Gërvalla tha se  Vuçic po përpiqet që ta shtrembërojë historinë dhe ka kërkuara që SHBA dhe BE ta dënojnë

“Me këto gënjeshtra dhe përpjekje për të deformuar historinë, Presidenti i Serbisë ka keqpërdorur rëndë platformën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nëse ka ndonjë ngjashmëri mes agresionit rus në Ukrainë dhe rastit të Kosovës, kjo është vetëm në faktin se Rusia sot synon Ukrainën dhe ukrainasit ashtu siç bëri Serbia me Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës në vitin 1999” – Thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës

Gervalla tha se para audiencës ndërkombëtare në OKB, Vucic zgjodhi të shpërndajë gënjeshtra dhe insinuata që njollosin jo vetëm Kosovën, por edhe partnerët ndërkombëtarë perëndimorë, BE-në dhe SHBA-në.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së, të dënojnë një gjuhë të tillë të përdorur nga Presidenti i Serbisë në OKB dhe t’i kujtojnë atij detyrimet që ka marrë në Bruksel dhe Ohër” – shkruan Donika Gervalla

Advertisement