Kosova
Gërvalla e zhgënjyer me fjalimin e Ramës në OKB: Nuk tha se…
Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar gjatë një takimi në SHBA, qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe deklaratat e tij për Kosovën në OKB. Gjatë fjalës së saj Gërvalla u shpreh se Rama nuk ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashkësinë ndërkombëtare se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit.
“Rama nuk e ka shpenzuar asnjë sekondë për ta informuar bashksinë ndërkombëtare si i vetmi kryeministër shqiptar që ka marrë fjalën në OKB, se cili është rreziku që Serbia paraqet edhe për Kosovën por edhe për pjesën tjetër të rajonit tonë,” tha ajo.
Gërvalla më tej shtoi se ata synojnë një bashkëpunim mes dy vendeve ndërsa tha se duhet ta ngrenë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme. Sipas saj Shqipëria mund të jetë më aktive
“Dhe si shqiptarë që synojmë një bashkëpunim mes veti duhet ta ngremë kritikën edhe atëherë kur ajo është e nevojshme dhe kur mendojmë se Shqipëria mund të jetë më aktive, pa inate, pa ofendime dhe pa shprehje të papërshtatshme por gjithmonë ti bëjmë ashtu siç edhe ne jemi të hapur për kritika,” tha ajo.