Politike
Gërvalla godet Ramën: Të mos sillet si i dërguar i Bashkimit Europian
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla komentoi përplasjen Rama-Kurti pas dërgimit nga kryeministri shqiptar të draftit për asociacionin e komunave me shumicë serbe
Gërvalla u shpreh se Edi Rama nuk mund të sillet me Kosovën si i dërguar i BE, pasi Kosova, Shqipërinë nuk e sheh si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.
“Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon që të na tregojë se ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë. Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë, po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, tha Gërvalla.