Connect with us

Kosova

Gervalla, ministrja më skandaloze që ka pasur ndonjëherë Kosova

Politologu Albinot Maloku ka thënë se mandati i ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gervala, është shënuar me një sërë skandalesh dhe rënie të diplomacisë kosovare, prandaj siç theksoi ai, ajo është ministrja më skandaloze qe ka patur Kosova.

Maloku gjithashtu ka theksuar se nuk dihet numri i skandaleve të Gervallës, por që qytetarët e Kosovës nuk janë aq naivë sa të mos e shohin.

“Kjo është ministrja më skandaloze që ka pasur Republika e Kosovës. Energjia më negative e diplomacisë, regresi i gjithçkaje që i ndodhi diplomacisë kosovare… Me pushtet pothuajse absolut dhe pas një serie të tillë skandalesh, nga dështimi në skandal… Skandalet e saj janë të panumërta. Një qytetar i Kosovës nuk është aq naiv që të mos i shohë këto gjëra dhe t’i besojë asaj edhe më shumë pushtet akoma ne te ardhmen”, theksoi Maloku.

Advertisement