Connect with us

Kosova

Gërvalla përplaset me huliganët e serbisë/ Asociacion nuk do ketë kurrë

Kryediplomatja kosovare ka theksuar se Qeveria nuk ka në plan te dërgojë në Gjykatë Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit te komunave me shumice serbe

“Ne nuk dërgojmë drafte në Gjykatë Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese nuk pranon drafte dhe nuk shqyrton. Një draft i tillë dërgohet vetëm kur aprovohet nga Qeveria. Ne kemi ofruar një dokument që do të respektonte nevojat e qytetarëve tanë në Veri, por nuk kemi gjetur një gatishmëri nga ana e Bashkimit Europian” – ka deklaruar Ministrja e Punëve të Jashtme

Donika Gërvalla gjithashtu ka thënë se Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, disa herë ka mbajtur “anën Serbisë” në procesin e dialogut dhe ka shtuar se qasja e BE-së ka qenë e “butë” në raport me Serbinë pas sulmit terrorist të vitit të kaluar në fshatin Banjskë të Zveçanit ku kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Nuk pati asnjë lloj ndëshkimi për Serbinë për aktet e dhunës. Rreshteri Bunjaku humbi jetën duke e mbrojtur sovranitetin e vendit. Banjska ndodhi për shkak të mos reagimit të institucioneve ndërkombëtare në raport me dhunën që Vucic solli në Kosovë përmes huliganeve.

 

Advertisement