Politike
Gështenja zbulon prapaskenat në PD
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka zbuluar se si nisën përplasjet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.
Gështenja tha se tensionet si fillim nisën mes deputetëve të grupit parlamentar të PD-së si Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Dashnor Sula dhe të tjerë që kërkuan që procesi për zgjedhjen e kryetarit të shtrihej në kohë dhe pjesës tjetër të kryesisë, jo deputetë, që këmbëngulnin në datën 15 korrik për zgjedhjen e kryetarit të ri.
U ndamë në dy çështje: njëra pjesë ishte për datën 15 korrik, Bardhi kërkoi të negociohet që të shtrihet procesi në kohë. Pjesa tjetër e kryesisë, që nuk ishin deputetë, kërkonin të votohej dhe ky ishte momenti kur unë, Gaz Bardhi dhe një pjesë e kolegëve vendosëm të dalim dhe të mos votojmë.
Këtu nisi përplasja në fillim me njerëzit që gjendeshin në korridor dhe më tej me militantët”, tregoi Gështenja.