Connect with us

Pinknews

Getinjo i ‘BBVIP Kosova’ jep konstatimin e çuditshëm

Reperi kosovar, Getoar Aliu beson se planeti Tokë është i rrafshët.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë një bisede me pjesëtarët e tjerë të Big Brother Vip Kosova.

Ai madje shton se një mendim të tillë e kishte pasur që kur ishte i vogël në moshë.

“Unë i kam pas 13 vjet kur kam thanë që bota është “flat” (e rrafshët). Edhe hala e mendoj. E di që na kanë mësu në shkollë, po unë s’e besoj”- thotë Getinjo.

Vlen të theksohet se, meqenëse Toka në pole është diçka më e shtypur, kurse në ekuator pak më e zgjeruar, ajo ka formë të elipsoidit.

Teksa, interesante është edhe përgjigja e “Google” për pyetjen se, “a është Toka e rrafshët”.

“Jo, Toka është përafërsisht e një forme sferike”.

Advertisement