Connect with us

Bota

Gijotina e Macron/ Rritet nervozimi në BE për Kosovën dhe Serbinë

Diplomati Zoran Milivojeviç ka deklaruar se presidenti francez Emmanuel Macron për herë të parë ka kërcënuar drejtpërdrejt Beogradin dhe Prishtinën, pa përmendur përgjegjësinë dhe obligimet e kësaj të fundit, si dhe marrëveshjet e mëparshme që nuk janë përmbushur, por ka shenjestruar “pa anekse”

Kujtojmë se Macron, si një nga liderët më të fuqishëm evropianë kërcënoi për herë të parë seriozisht dhe drejtpërdrejt se do të shqyrtojë, sic tha ai, kthimin e vizave nëse nuk fillon zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe në të njëjtën kohë i qëndroi qëndrimit të tij të vjetër se BE-ja duhet së pari të reformohet para zgjerimit, por edhe se Evropa duhet të “funksionojë me shpejtësi të shumëfishta”.

“Në vitin 2018, Macron ndaloi politikën e zgjerimit sepse ai donte reforma të brendshme në BE së pari. Ky qëndrim është ende në fuqi sot dhe padyshim skualifikon gjithçka që u tha në Bled të Sllovenisë, se BE duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj në vitin 2030” – u shpreh Zoran Milivojeviç, sipas të cili, me kërcënimin për pezullimin e vizave, Macron ngriti shkallën e ashpërsisë dhe seriozitetit të situates duke I pare dhe Serbinë e Kosovën njësoj përgjegjëse, dhe këmbënguli në planin franko-gjerman me çdo kusht.

Një gjë duket deri tani e sigurt: Fakti që Emmanuela Macron përmend sanksionet dhe kthimin e vizave, dëshmon se Perëndimi është në telashe dhe se nervozizmi është rritur për të zgjidhur sa më parë çështjen e Kosovës.

 

Advertisement