Sport
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
Nisja e ‘Giro d’Italia 2025’ nga Shqipëria ka bërë jehonë në shumë shtete të ndryshme, ndërsa është publikuar nga 700 burime informacioni.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë.
‘Dhe me lajmin se “Nisja e Madhe – Grande Partenza” e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit’, shkruan ai.