Connect with us

Kosova

Gjahtarët amatorë/ Si ranë në grackat e tyre, Vuçiç dhe Kurti

Tema e fundit e trajtuar Radio Evropa e Lirë ishte nëse ka vdekur plani franko-gjerman për Kosovën apo Marrëveshja e Ohrit, në të cilën Perëndimi kishte shpresa të mëdha, duke patur per mendim analitik Stefan Surliq, asistent profesor i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd dhe Agon Maliqin, analist politik nga Prishtina, em te cilet u diskutua nëse dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është ndërprerë, çfarë do të ndodhë me shtatë kërkesat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të cilat janë kushti i tij për vazhdimin e dialogut dhe a është e gatshme qeveria e Kosovës të pranojë disa prej tyre.

Lëvizjet e Vuçiqit, si tërheqja e policëve, gjykatësve dhe prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës dhe bojkotimi i zgjedhjeve, a i dhanë mundësi Kurtit të vendosë kontrollin në veri të Kosovës? A po shkon Kosova në izolim ndërkombëtar dhe a po e distancojnë nga Bashkimi Evropian veprimet aktuale të Prishtinës në veri?

Stefan Surliç tha se mes Kosoves dhe Serbise marrëdhëniet janë shumë të këqija dhe se nuk ka asnjë lajm pozitiv. Kurse Agon Maliqi u shpreh se “Të gjitha palët pretendojnë se janë të interesuara për dialog, porse cdo gje pritet deri sa te percaktohet konstelacioni politik per vitin e ardhshëm.

Sipas Maliqit, Kurti dhe Vucic menduan se mund te anashkalojnë dialogun në betejën e tyre për vendosjen e kontrollit në veri të Kosovës.

“Edhe Vuçiq edhe Kurti ranë në grackat e tyre. Vuçiq, por edhe serbët vendas, gabuan duke u larguar nga institucionet dhe problem edhe më të madh i krijuan vetes me veprimin e Milan Radoiçiqit, i cili kishte mbështetjen e Serbisë. Kjo i mundësoi Kurtit të vendosë kontrollin e sigurisë në veri. Por edhe Kurti ra në kurth. Ai ka kaluar vijën e kuqe sepse sovraniteti i Kosovës në veri nuk është i qëndrueshëm pa pjesëmarrjen e serbëve. Të dy duhet të kuptojnë se nuk ka zgjidhje jashtë dialogut. Nuk ka zgjidhje për aktet terroriste që pamë vitin e kaluar, as për masat policore që detyrojnë serbët në veri të integrohen në shoqërinë kosovare. Zgjidhja e vetme është që serbët të marrin pjesë në institucionet e Kosovës dhe shumica shqiptare të respektojë dhe dëgjojë kërkesat e serbëve të Kosovës në vend që të përpiqet vetëm të pushtojë territorin” – potencoi Maliqi

Advertisement