Connect with us

Politike

Gjekmarkaj: Dielli do agojë pas natës 12-vjecare të Rilindjes

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të skuadrës së PD në Lezhë, tha se PD dhe Berisha kanë jo vetëm mbështetjen e qytetarëve por edhe të ndërkombëtarëve.

Gjekmarkaj tha se PD dëshiron një Shqipëri dhe një Lezhë për të gjithë, të majtë e të djathtë.

Agron Gjekmarkaj: Që të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim, të kenë mundësi të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Sepse popujt që nuk reagojnë, nuk fitojnë. Ne demokratët, jemi historia e Shqipërisë moderne. Me ne dhe PD, partinë tonë është e lidhur liria e Shqipërisë, pluralizmi politik, demokracia dhe institucionet e saj. Aleancat euroatlantike në SHBA dhe BE, pranimin në NATO dhe lëvizja e lirë pa viza.

Nuk është çështja e pushtetit ajo që thonë, por emergjenca kombëtare. Duhet t’u kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Fëmijët tanë, vëllezërit tanë, njerëzit tanë, nuk duhet nuk duhet të ikin më për të shpëtuar nga atdheu i tyre.

Atdheu i tyre, duhet t’i shpëtojë ata. Ne punojmë që ata të kthehen në Shqipëri, për të shpëtuar një vend të gllabëruar nga kthetrat e një qeverie grabitqare, nga një qeveri e keqe grabitqare, qeveria e Ramës.

Ndryshimi fillon këtu. Nga Lezha e Besëlidhjes, nga Mirdita e Kurbini.

Nga Lezha e vajzave dhe djemve që janë sot këtu dhe që do të jenë më shumë në ditët që vijnë, në betejën për Shqipërinë demokratike. Asgjë nuk mund ta ndalë diellin që po agon pas natës së gjatë 12-vjeçare të ashtuquajturës Rilindje. Përtej betonit dhe bunkerëve është agimi i kaltër i Europës që na pret. Dhe dje në Strasburg i dha premtimin dhe mbështetjen liderit tonë, Sali Berisha për fitoren e 11 majit. Nuk është kurrë vonë të kërkosh dhe të punosh për një botë më të mirë, për një Shqipëri më të mirë, për një Lezhë më të mirë, me të gjitha hiret dhe bukuritë e saj si një zonjë e rëndë. Ne duam një Shqipëri dhe një Lezhë për të gjithë.

Të djathtë e të majtë, demokratë e socialistë të ndershëm, burra dhe gra, vajza dhe djem, të rinj dhe të moshuar, në fshat e në qytet, në mal e në fushë, po ashtu në bregdet, ne jemi këtu dhe do të jemi nesër kudo për të sjellë ndryshimin.

Ndryshimi ka vetëm një emër, RROTACION.

Dhe rrotacioni ka emra që kanë qenë dhe do të mbeten një dhe të pandashëm. PD dhe Sali Berisha

Advertisement