Connect with us

Politike

Gjekmarkaj: Nxorëm opozitën nga rrethimi, e shpëtuam prej asgjësimit

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj gjatë një takimi me qytetarët në Vaun e Dejës, akuzoi qeverinë se kërkon votën vetëm për të grabitur paratë publike.

Duke theksuar perioudhën e vështirë të opozitës, Gjekmarkaj u shpreh i bindur se po vijohet drejt fitores në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

Fjala e Gjekmarkajt:

Sot është nder të jesh në opozitë dhe te mos jesh bashkepunëtor me këtë qeveri të zhytur në korrupsion. Unë e gjykoj faj votën për PS pas 12 vitesh regres. ne dje në parlament kemi bërë një betejë nga më dinjitozet për trasparence dhe cjerrjen e maskes se kesaj qeverie për inceneratorët sterilizimin e plotë të tjera, miliona euro të abuzuara.

Këta voten e duan per të marrë paranë publike e për ta futur në xhep. Keshtu Shqipëria zvogëlohet. Ne vijmë pas një periudhë të veshtirë por jemi krenar sot se nxorrëm nga rrethimi opozitën dhe e shpëtuam atë nga asgjësimi. ne sot jemi ne ecje dhe në marsh drejt fitores. Vërtetë një e pazakonte ka ndodhur që nuk ngjet në vendet e Europës moderne, lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest pa akuzë dhe i pa hetuar.

Mbase pesha të tilla jane për shpatullat e tij por demokracisë i rëndojnë dhe shumë madje. Dua të përgëzoj kolegët Këllici e Bardhi për kurajon në cjerrjen e maskës së pushtetit në bashki e qeveri. Ndaj mos hezitoni të kërkoni me krenari voten për PD si votë për ndryshim, si votë kundër korrupsionit, si votë për jetën me dinjitet.

Advertisement