Politike
Gjekmarkaj: Shpresa kthehet me PD, ndryshimi ka nisur

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, postuar në rrjetin e tij social Facebook, takimin që ka zhvilluar me banorët e Kurbinit, ku kanë ndarë shqetësimet e tyre të zonës.
Gjekmarkaj shprehet në postimin e tij që zotohemi që do zgjidhim çdo problem, ku shpresa kthehet me PD, ndryshimi ka nisur, triumfojmë më 11 Maj, si shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Asnjë investim serioz, përveç fasadave të pallateve që sot janë bosh, sepse djemtë e vajzat tona janë larguar nga varfëria dhe mungesa e shpresës.
Për 12 vite me radhë, nën qeverisjen e Edi Ramës, Laçi dhe Shqipëria janë zhytur në harresë:
• Shëndetësi pa shërbim, ilaçe të papërballueshme
• Bujqësia dhe blegtoria në kolaps
• Energjia, një barrë që rëndon çdo familje
• Pensione që nuk sigurojnë as bukën e gojës
• Çmime që rriten çdo ditë, ndërsa rrogat mbeten në vend
Koha e Ramës dhe oborrtarëve të tij ka mbaruar.
Partia Demokratike ka një plan të qartë për ringritjen e Kurbinin dhe gjithë vendit:
Në 100 ditët e para të qeverisjes sonë:
• Do të miratojmë minimumin jetik prej 200 eurosh
• Asnjë pensionist nuk do të marrë më pak se 200 euro në muaj
Shpresa kthehet me PD,ndryshimi ka nisur, triumfojmë më 11 Maj, si shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë [🇦🇱] [✌️]

