Aktualitet
Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në Vlorë, 1 person i arrestuar
Një operacion antidrogë po zhvillohet këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës.
Mësohet se policia dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle në fshatin Bishan, ku është konstatuar një terren i madh i mbjellë me kanabis.
Deri më tani raportohet se janë gjetur mijëra rrënjë me kanabis, dhe është arrestuar shtetasi S. Ll, i cili akuzohet se është implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Operacioni vijon ende, priten zhvillime të mëtejshme në vazhdim.