Connect with us

Bota

Gjendet 800 kg kokainë e fshehur në bordin e një anije

Rreth 800 kg kokainë me vlerë 150 milionë euro janë gjetur në fshehura në një anije në pronësi greke në Venecia të Italisë.

Mediat e huaja shkruajnë se anija ishte dhe qëndron që nga e enjtja e ankoruar në brigjet e Venecias, ndërsa kishte lundruar nga Santos, Brazil.

Ndërkohë mësohet se mënyra se si droga ishte fshehur në bordin e anijes tregon për një praktikë të zakonshme nga kartelet e drogës, të cilët, me ndihmën e zhytësve, fshehin drogën në shkëmbinj nënujorë pa dijeninë e ekuipazhit apo menaxherëve.

Asnjë nga marinarët e anijes, siç theksohet nga faqja e internetit Tradewinds që solli çështjen në publik, nuk është arrestuar, ndërsa ende nuk është bërë asnjë koment nga kompania pronare e anijes.

Advertisement