Kronike
Gjendet e vdekur 90-vjeçarja, e moshuara e afërmja e çiftit që u vra nga fqinji
Një 90-vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Drobishtë të Dropullit.
Bëhet fjalë për Marianthi Barka e cila dyshohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi burime nga fshati pohojnë se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe në vendngjarje aktualisht ndodhet efektivët e policisë për zbardhjen e detajeve.
Marianthi Barka, është motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e cila u gjet e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj).