Connect with us

Bota

Gjendet e vdekur në banesën e saj vajza e ish-aleatit të Putinit

Vajza e një ish-aleati të presidentit rus Vladimir Putin u gjet e vdekur në banesën e saj në Moskë.44-vjeçarja Natalia Bokhareva u gjet e vdekur të martën, më 11 korrik, raporton Daily Mail. Ajo ishte vajza e ish-guvernatorit të provincës Penza, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2016.Gruaja u gjet nga oficerët e policisë kur Bokhareva nuk iu përgjigj portierit.Të dhënat e para mësojnë se vdekja nuk vjen për shkak të veprës penale.Pas vdekjes së babait të saj, Bokhareva kishte marrë përsipër bizneset familjare të cilat fokusohen në lëndë druri dhe furrë buke.Dy vjet më parë, Bokhareva u bë e famshme duke qenë viktimë e një mashtrimi kur i pagoi një fallxhore 16 milionë rubla (157,000 euro) për t’i shpëtuar një mallkimi.Që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka pasur një sërë vdekjesh të dyshimta të njerëzve të lidhur në një mënyrë ose në një tjetër me elitën ruse, sektorin energjetik dhe Kremlinin.

Advertisement