Connect with us

Kronike

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Durrës

Një 50-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm pa shenja jete në rrugë, në lagjen nr. 17 në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, viktima është rreth 50 vjeç dhe nuk ka shenja dhune, ndërsa dyshohet se ishte endacak.

“Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, bëjnë me dije forcat blu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kronike

Aksident në Sauk, shoferi 21 vjeçar përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë. Një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një 40-vjeçar teksa ky i fundit ishte duke kaluar rrugën. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Sauk, ndërsa si pasojë 40-vjeçari ka ndërruar jetë. Raportohet se ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Nuk përgjigjej prej ditësh, shtetasi rus gjendet i pajetë në një banesë në Kavajë

Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se një shtetas rus është gjetur i pajetë në një apartament në Kavajë.

66-vjeçari me iniciale V.U. nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.

 

Continue Reading

Kronike

Gjendet e vdekur 90-vjeçarja, e moshuara e afërmja e çiftit që u vra nga fqinji

Një 90-vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Drobishtë të Dropullit.

Bëhet fjalë për Marianthi Barka e cila dyshohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi burime nga fshati pohojnë se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe në vendngjarje aktualisht ndodhet efektivët e policisë për zbardhjen e detajeve.

Marianthi Barka, është motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e cila u gjet e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj).

Continue Reading

Kronike

Akuzoi babanë për pë*rdhunim/15-vjeçarja rezulton e virgjër, avokati: Ja pse gënjeu

Ekspertiza mjeko ligjore ka zbuluar se 15-vjeçarja nga Kavaja, e cila një ditë më parë kallëzoi babanë për abuzim seksual, është e virgjër.

Avokati i 48-vjeçarit Bledar Rako ka thënë se gjithçka ka nisur pasi i ati i ka bërtitur të bijës pasi i ka kapur biseda të papërshtatshme mes saj dhe një shoku.

Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për babanë që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur.

48-vjeçari u kallëzua në policinë e Kavajës nga vetë vajza e tij 15-vjeçare e cila ka deklaruar përballë uniformave blu se është abuzuar seksualisht nga i ati për 4 vitet e fundit.

Ndër të tjera ajo ka deklaruar se babai i saj e ka kërcënuar me jetë në rast se do të tregonte.

Continue Reading

Kronike

U kap në flagrancë me 12 kg kokainë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një 38-vjecar shqiptar është në prangat nga autoritet gjermane. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur u kap me një sasi të madhe kokaine. Operacioni është zhvilluar pranë Berkheim ku është ndaluar një automjet tip “Volvo” me targa belge.

Mjeti kishte drejtim për në jugun e Gjermanisë. Gjatë kontrollit brenda tij policia gjermane ka gjetur dhe sekuestruar 12 kg kokainë. Në pranga menjëherë është vendosur 38-vjecari shqiptar. Ai është paraqitur para Gjykatës së Memmingen ku është vendosur dërgimi i tij në paraburgim. Hetimet po vijojnë për rastin nga Prokuroria e Memmingen.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING