Connect with us

Aktualitet

U kap me 17 kg drogë në furgon, 6 vite burg për shqiptarin në Itali

Drejtësia italiane ka caktuar 6 vite burg për Gentian Subashin, një prej dy shqiptarëve të kapur me drogë një vit më parë gjatë një operacioni nga policia për të luftuar trafikun e drogës në Itali.Ai akuzohet se së bashku me kushëririn e tij, ka transportuar me furgon 17 kilogramë e gjysmë kokainë. Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 79 mijë doza.Bashkë me Subashin u arrestua edhe kushëriri i tij, por procesi i gjykimit për të ka qenë ndryshe.

Advertisement

TRENDING