Kronike
Gjendet i pajetë 70-vjeçari në Pogradec, dyshimet e para të policisë
POGRADEC- Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se i moshuari me iniciale L.P nga Korça është gjetur në afërsi të tregut të Pogradecit. Policia bën me dije se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe se ky person mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.