Kronike
Gjendet i pajetë një i moshuar në Vlorë
Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në lagjen “Kushtrim”, në Vlorë.
Sipas policisë dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.