Kronike
Gjendet i vdekur pronari i hotelit në Divjakë
Pronari i nje hoteli ne divjake është gjendur i vdekur ne dhomën e tij.
Policia dyshon se shkak i vdekjes është asfiksia pasi gjatë natës, aksidentalisht në dhomën e 60 vjecarit me inicilet Ll.M ka rënë zjarr, cka më pas ka djegur edhe trupin e tij.
Policia e Lushnjes po vijon hetimet bashkë me prokurorinë e qytetit, për të zbardhur se cila kanë qenë shkaqet që ka rënë zjarr.
Njoftimi
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.
Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.