Kronike
GJENDET I VRARË NË NJË KANAL
I riu që shihni në foto, është 34 vjeçari Indri Ndoj. Mëngjesin e kësaj të enjteje, ai u gjet I vrarë nga familjarët teksa ishin duke shkuar për në punë, në një kanal pranë banesës në fushë Krujë.
Viktima është gjetur me një plagë plumbi në kofshë, çka dyshohet se plumbi I ka kapur arterien femurale duke I shkaktuar gjakderdhje të shpejtë, që si pasojë ka sjell edhe vdekjen.
Për grupin hetimor, dyshimet paraprake hidhen për një vrasje pas një konflikti të çastit, pasi Ndoi, nuk ka pasur hasmëri apo problem me njeri tjetër.
Megjithatë Indrit Ndoj, pak kohë më parë ishte arrestuar për trafik qeniesh njerëzore, pasi u ndalua nga policia me 19 emigrantë të cilët po tentonte ti kalonte ilegalisht jashtë Shqipërisë.
34 vjeçari, kishte dal me arrest shtëpie, por e kishte thyer atë duke lëvizur.
Në vendngjarje, ende nuk është gjetur gëzhoja, megjithatë mendohet se vrasja ka ndodhur po aty. Ekspertiza balistike do të jetë ajo që do të përcaktojë edhe llojin e armës me të cilën është kryer qitja e plumbit.
Familjarët thonë që ai lëvizjet e tij I bënte me biçikletë, pasi nuk banonte me ta, por I vetëm në fshatin Hasan dhe për këtë ata dyshojnë që ai të jetë vrarë diku tjetër dhe trupin ta kenë hedhur në kanal, pasi edhe biçikleta e tij nuk është gjetur në vendngjarje.
Krahas familjarëve në pyetje janë marrë edhe banorë të zonës, por megjithatë, ngjarja e rëndë mbetet ende e paqartë.
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë, po përpiqen për të zbardhur rrethanat e vrasjes.
https://www.youtube.com/watch?v=hF0YkAzDxRY