Kronike
Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti në Mat, ndërhyjnë forcat xheniere
Një pako e dyshuar me lëndë plasëse është gjetur në një automjet të parkuar në lagjen “Pjetër Budi” në Mat.
Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.
“Me datë 06.01.2025, rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., është konstatuar një pako, e dyshuar me lëndë plasëse.
Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.