Kronike
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare, ja dyshimet e para
Një 55-vjeçare ka humbur jetën në Pukë. Siç raportohet viktima kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta. Gjithashtu dyshohet se 55-vjeçarja ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Një person, rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë 55-vjeçaren, nusen e xhaxhait. Dyshohet se 55-vjeçarja ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.