REAGIM
Gjenerali i UÇK: Si më kërcënoi Pandeli Majko

Kudusi Lama, gjenerali i UÇK-së foli për kohën e luftës në Kosovë, ku rrëfeu se si është kërcënuar nga Ministria e Mbrojtjes, por gjithashtu edhe nga Pandeli Majko, në kohën kur ishte kryeministër, pasi i kishte dalë në ballë luftës dhe ishte akuzuar për lënie të detyrës. I ftuar në Shqip nga Dritan Hila, zoti Lama tha:
“Unë kam disa telegrame kërcënuese nga Ministria e Mbrojtjes, në kohën e luftës në Kosovë dhe akuzuese që unë kam braktisur detyrën dhe do të ndiqesha penalisht.
Hashim Thaçi që ka qenë gjithashtu në vijat e frontit të luftës, por ai akuzohet për të kundërtën. Tani unë dua të di, kush nuk e ka bërë detyrën nga ne: unë që u akuzova edhe personalisht nga kryeministri, apo ai që akuzohet se nuk ka shkuar në vijat e fronit të luftës?!”.

