Bota
Gjermani/ I vihet zjarri pallatit ku strehoheshin ukrainasit
Një strehimore është djegur në Gross-Stremkendorf në veri të Gjermanisë. Zjarri ka përfshirë ndërtesën natën e së enjtes duke e djegur pothuajse të gjithën, e cila shërbente si një strehë për refugjatët nga Ukraina të vendosur në Mecklenburg-Vorpommern.
“Të 14 banorët kanë mundur të dalin të padëmtuar nga objekti. Tre punonjësit ishin gjithashtu të padëmtuar”, tha një zëdhënës i distriktit veriperëndimor të Mecklenburgut.
Policia konfirmoi se gjithsej 17 persona janë dërguar në vend të sigurt dhe dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Ditën e zjarrit, policia vizitoi rezidencën (hotelin) më herët për shkak të mbishkrimeve svastikë në hyrje.
“Bazuar në përvojën time shumëvjeçare si zjarrfikës, supozoj se zjarri ishte i qëllimshëm”, tha zëdhënësi i distriktit Ingo Schomann.
Megjithëse, shkaku i saktë i zjarrit duhet të përcaktohet nga një hetim. Menjëherë pas incidentit, banorët janë zhvendosur në një objekt tjetër, tha zëdhënësi i qarkut. Pothuajse 120 shërbime emergjente dhe rreth 20 automjete “ambulanca” kanë punuar deri në mëngjes në vendin e zjarrit.