Connect with us

Bota

Gjermania dhe Franca paralajmërojnë Vuçiçin: Evropa s’do t’i njohë zgjedhjet nëse ato vidhen

Liderët e Gjermanisë dhe Francës kanë paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, ka raportuar e përditshmja serbe “Nova” të martën, duke cituar burime diplomatike, në bazë të së cilave, nëse se ai tenton të manipulojë sërish procesin zgjedhor në Serbi, Evropa nuk do t’i njohë rezultatet.

Paralajmërimi, i cili i është përcjellë Vuçiçit përmes deputetëve të afërt me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, si dhe përmes bashkëpunëtorëve të presidentit francez, Emmanuel Macron, sipas analistëve, ngushton ndjeshëm hapësirën për ndërhyrje në zgjedhjet që priten të shpallen si pasojë e presionit publik të lëvizjes së studentëve.

“Nga disa vende është dërguar një mesazh se Evropa, nëse zgjedhjet vidhen, s’do t’i njohë rezultatet, edhe pse ekzistojnë interesa të caktuara. Gjithashtu, nuk përjashtohet distancimi i mundshëm i Partisë Popullore Evropiane nga Partia Progresiste Serbe”.

Në Bruksel, sipas burimit të medias serbe, janë ngritur dilema serioze mes parimeve evropiane për demokraci dhe sundim të ligjit, dhe interesave pragmatike, përfshirë shfrytëzimin e litiumit dhe marrëveshjen Francë-Serbi për shitjen e “Rafale”-ëve.

Advertisement