Connect with us

Bota

Gjermania drejt kolapsit social: Pensionet, shëndetësia dhe ndihmat sociale po e fundosin buxhetin

Gjermania nuk e përballon më shtetin social. Kostot për pensionet, kujdesin, shëndetësinë dhe të ardhurat bazë po rriten me ritme marramendëse, duke detyruar qeverinë të marrë borxhe të reja miliardëshe. Por ekspertët paralajmërojnë se pa reforma të thella, sistemi do të shembet. Ekspertët kanë dhënë rekomandimet e tyre për shëndetësinë, pensionet dhe taksimin e të ardhurave.

Eksperti i shëndetësisë, Prof. Bernd Raffelhüschen, propozoi një skemë të re ku qytetarët paguajnë çdo vit një tarifë fikse e cila në bazë të përdorimit më pas i kthehet qytetarit.
“Çdo qytetar të paguajë një shumë bazë vetë, për shembull 500 ose 800 euro në vit, dhe më pas të mbulohet vetëm gjysma e shpenzimeve pas kësaj shume.”

Edhe Konfederata e Punëdhënësve Gjermanë mbështet rikthimin e tarifës së dikurshme të praktikës mjekësore.

Pensionet, vrima më e madhe në buxhet

Vetëm këtë vit, qeveria federale do të shpenzojë 121 miliardë euro për të mbuluar skemën e pensioneve. Ekonomistja Prof. Veronika Grimm kërkoi pengimin e daljes në pension në moshën 63 vjeç dhe disa masa të tjera që përfshijnë:

lidhjen e moshës së pensionit me jetëgjatësinë,
heqjen e daljes në pension në 63 vjeç,
asnjë kufi prej 48% për kontributet,
ndalim të zgjerimit të pensionit të nënës.

Ndihmat sociale, një barrë gjithnjë e më e madhe

Në vitin 2025, ndihmat sociale do të kushtojnë 42,6 miliardë euro. Eksperti Raffelhüschen paralajmëroi se këto ndihma po lejojnë që emigrantët të hyjnë në shtet social dhe jo në treg pune.

“Stimujt janë të orientuar drejt ndihmës sociale, jo drejt punës. Kostot e migracionit po shpërthejnë dhe pa kontroll, migrantët do të hyjnë në shtetin social, jo në tregun e punës.”

Sipas tij, ndihmat duhet të kthehen në përfitime në natyrë, për të ndalur abuzimet.

Edhe Prof. Grimm kërkon më shumë punësim, përfshirë refugjatët nga Ukraina:
“Nëse kjo nuk ndodh, duhet të vendosen më shumë sanksione apo edhe detyrime për shërbim social.”

Prof. Stefan Kooths, kreu i ekonomisë në Institutin Kiel, thekson se ndihmat sociale duhet të centralizohen tek tatimet:
“Vetëm kështu shmangen shtrembërimet që sot i bëjnë punën e padobishme për ata me të ardhura të ulëta.”

Merz në udhëkryq
Kancelari Friedrich Merz ka dhënë alarmin se shteti social nuk është më i përballueshëm. Por ekspertët thonë se qeveria po shmang reformat e dhimbshme.
Grimm paralajmëron: “Borxhet e reja nuk po investohen, por po derdhen në sistemet sociale. Reformat po shtyhen sepse SPD nuk pranon t’i miratojë.”

Përktheu nga BILD

Advertisement