Connect with us

Sport

Gjermania jashtë Botërorit, Muller paralajmëron lamtumirën

Gjermania mbeti jashtë Botërorit 2022, duke mos kaluar as grupet. Paçka fitores 2-4 me Kosta Rikën, skuadra e Flick për të dytin Botëror nuk kalon grupet. Pas ndeshjes Thomas Muller ka paralajmëruar lamtumirën.

“Është absolutisht një fatkeqësi! Nuk di nëse do të vazhdoj. Nëse kjo do të ishte ndeshja ime e fundit, atëherë do të doja të them disa fjalë për tifozët gjermanë të futbollit. Ishte një kënaqësi e madhe të dashur njerëz. Kemi kaluar momente të shkëlqyera. Jam përpjekur ta vë zemrën time në fushë në çdo ndeshje. Gjithmonë kam dhënë më të mirën dhe nganjëherë kanë pasur lot gëzimi për shkak të veprimeve të mia. Ndonjëherë edhe dhimbjeje. Por edhe nëse nuk kam pasur sukses në të gjitha gjërat që kam bërë, i kam bërë me dashuri”, tha Muller.

Advertisement